‘Zhduket’ Elijona, çfarë po ndodh me llogarinë e saj?

Elijona Binakaj po përballet me një problem të papritur në rrjetet sociale, pasi llogaria e saj zyrtare në Instagram dyshohet se ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Gjatë ditës së djeshme, ajo kishte komunikuar me ndjekësit përmes kanalit t...

Nëntor 9, 2026 - 16:30
‘Zhduket’ Elijona, çfarë po ndodh me llogarinë e saj?

Elijona Binakaj po përballet me një problem të papritur në rrjetet sociale, pasi llogaria e saj zyrtare në Instagram dyshohet se ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

Gjatë ditës së djeshme, ajo kishte komunikuar me ndjekësit përmes kanalit të saj privat, “This is so eli <3”, me mbi 46 mijë anëtarë, ku kishte ndarë edhe pamjen e re të flokëve për sezonin e dimrit.

Elijona kishte treguar se kishte zgjedhur një nuancë mes bjondes dhe brunes, ndërsa kishte pyetur fansat nëse u pëlqente ndryshimi.

Ajo gjithashtu kishte shkëmbyer disa mesazhe me humor me ta, duke u shprehur se i donte shumë.

Mirëpo, pak kohë pas këtyre komunikimeve, vëmendjen e ka marrë gjendja e profilit të saj zyrtar në Instagram.

Siç shihet nga pamjet, fotografia e profilit dhe publikimet nuk janë më të dukshme, ndërsa në ekran shfaqet njoftimi “This profile is private.”

Deri më tani nuk dihet nëse bëhet fjalë për një sulm kibernetik apo për ndonjë problem tjetër me llogarinë e saj.

Mbetet të shihet nëse Elijona do të arrijë ta rikthejë profilin apo do të hapë një llogari të re për të qëndruar pranë ndjekësve të saj. /Prive By LS

The post ‘Zhduket’ Elijona, çfarë po ndodh me llogarinë e saj? appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.