Zhegrova po shëtitet në aeroportet e Italisë, Spalletti e fton për ndeshjen ndaj Napolit

Edon Zhegrova është ftuar nga trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Napolit. 26-vjeçari i cili u transferua gjatë afatit kalimtar veror te bardhezinjtë, ende nuk po gjen hapësirat e duhura për të treguar vetën, shkruan IndeksOnline. Futbollisti kosovar ka pasur minutazh të paktë në ndeshjet e Juventusit deri tani, […]

dhjetor 7, 2025 - 12:30
 0
Zhegrova po shëtitet në aeroportet e Italisë, Spalletti e fton për ndeshjen ndaj Napolit

Edon Zhegrova është ftuar nga trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Napolit.

26-vjeçari i cili u transferua gjatë afatit kalimtar veror te bardhezinjtë, ende nuk po gjen hapësirat e duhura për të treguar vetën, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti kosovar ka pasur minutazh të paktë në ndeshjet e Juventusit deri tani, përkundër se pothuajse ishte i ftuar në shumicën prej tyre.

Në ndeshjen e fundit ndaj Udineses, Zhegrova luajti vetëm 7 minuta.