Ziberi: Të zgjidhet sa më shpejtë Avokati i Popullit

Viti 2026 i gjenë qytetarët e Maqedonisë së Veriut pa Avokat të Popullit, institucion që ka një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, një boshllëk që i lë ata më pak të mbrojtur përballë institucioneve. Mungesa e Avokatit të Popullit për gjashtë muaj e ka sollë në pikpyetje funskionimin e këtij institucioni […]

Jan 4, 2026 - 21:00
 0
Ziberi: Të zgjidhet sa më shpejtë Avokati i Popullit

Viti 2026 i gjenë qytetarët e Maqedonisë së Veriut pa Avokat të Popullit, institucion që ka një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, një boshllëk që i lë ata më pak të mbrojtur përballë institucioneve.

Mungesa e Avokatit të Popullit për gjashtë muaj e ka sollë në pikpyetje funskionimin e këtij institucioni në të gjitha kuptimet e sidomos në atë kadrovik, finansiar e organizativ vlerëson ish Avokati i Popullit, Naser Ziberi.

Sipas tij, instrumenti i badenterit vetëm pjesërisht pengon zgjedhjen e tij, pengesë mbetet autoriteti që ushtron ky institucion ndaj pushtetit dhe mundësia e tij për të shpalosur raporte të ndryshme që kanë të bëjnë me shkelje serioze të të drejtave të njeriut.

Neglizhenca ndaj Institucionit të Avokatit të Popullit do të shënojë pasoja negativë në raportet e BE-së për vendin, shprehet Ziberi.

“Vetëm me aktin e zgjedhjes së njeriut të parë nuk do të thotë se Instutucioni i Avokatit të Popullit do të jetë një instrument ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe standartet ndërkombëtare. Barometër elementarë për karakterin demokratik të një pushteti në një vend është pozita e Avokatit të Popullit. Ky institucion fatkeqësisht kohëve të fundit ka degraduar tërësisht. Maqedonia është demokraci hibride, nuk është demokraci e konsoliduar ndërsa institucioni i Avokatit të Popullit ka autoritet dhe ndikim në shtetin me demokraci të zhvilluar. Prandaj, asnjë pushtet në Maqedoninë e Veriut edhe në të kaluarën edhe aktualen nuk ju përshtatet një institucion i Avokatit të Popullit i cili do ta ngrit zërin dhe do të din që para opininonit publik që ti bëjë publike problemet e qytetetarëve.”, tha Ish Avokati i Popullit, Naser Ziberi.

Ish Avokati i Popullit Ziberi me thirrje për zgjidhjen e këti ngërç institucional përmes miratimit të Ligjit për Avoaktin e Popullit dhe zgjedhjen e udhëheqësit të këtij institucioni.

“Mesazhi im është që urgjentisht duhet të aprovohen ndryshimet e Ligjit për Avokatin e Popullit të cilat fatkeqësisht për dy vite presin edhe nga përbërja e kaluar edhe nga kjo aktualja dhe nuk aprovohen.Sepse këto ndryshime krijojnë pavarsi finansiare të institucionit, parashohin një pavarsi kadrovike të institucionit dhe funksionim më të pavarur në raport me Qeverinë dhe Kuvendin, pra me pushtetin. Pasi të aprovohen ndryshimet ligjore urgjentisht duhet të bëhet ekipimi kadrovik i pjesës udhëheqëse por edhe i stafit professional. Duhet të zgjidhet sa më shpejtë Avokati i Popullit.”, deklaroi Ziberi.

Ditëve të fundit Kryeministri Hristijan Mickoski, premtoi zgjidhje duke biseduar me deputetë për të siguruar badenterin në parlament.

Zgjedhja e shpejtë e një Avokati të ri mbetet domosdoshmëri për të rikthyer garancinë se të drejtat e qytetarëve janë të mbrojtura dhe se askush nuk është mbi ligjin.

Aktualisht nga nëntë zëvendësa te paraparë në të gjitha njësitë rajonale dhe në seli mungojnë shtatë. /Alsat.mk