36 vjeçari nën hetime: Armë pa leje, bagëti të dëmtuara dhe veturë e paregjistruar

Policia ka iniciuar rast penal ndaj një personi në lidhje me veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pronës”. Sipas njoftimit, më datë 28.12.2025, në stacionin policor në Shtime është raportuar rasti i dëmtimit të pronës, ku pala e dëmtuar ka deklaruar se dy krerë

Jan 4, 2026 - 20:00
 0
36 vjeçari nën hetime: Armë pa leje, bagëti të dëmtuara dhe veturë e paregjistruar
36 vjeçari nën hetime: Armë pa leje, bagëti të dëmtuara dhe veturë e paregjistruar

36 vjeçari nën hetime: Armë pa leje, bagëti të dëmtuara dhe veturë e paregjistruar

Policia ka iniciuar rast penal ndaj një personi në lidhje me veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pronës”.

Sipas njoftimit, më datë 28.12.2025, në stacionin policor në Shtime është raportuar rasti i dëmtimit të pronës, ku pala e dëmtuar ka deklaruar se dy krerë bagëti (dhi) i janë dëmtuar nga qentë e një personi tjetër. Po ashtu, është raportuar se i dyshuari posedon armë gjuetie pa leje.

Pas veprimeve hetimore, sot më 04.01.2026, të organeve të rendit kanë dalë në vëzhgim në fshatin Pjetërshticë, bazuar në informacione se i dyshuari po lëvizte me një veturë tip Pickup dhe ishte parë në zonën malore të fshatit. Rreth orës 10:00, i dyshuari është hasur në fshatin Krojmir të Lipjanit.