Bie nga kati i tretë i shtëpisë, lëndohet rëndë i mituri nga Shkupi
Një djalë 19-vjeçar nga Shkupi u plagos rëndë pasi ra nga kati i tretë i një shtëpie në komunën e Ilindenit. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 8 të mbrëmjes, kur i riu, i cili po vizitonte të afërmit me nënën e tij, ra nga kati i tretë i një shtëpie në Ilinden. Sipas të dhënave […]
Një djalë 19-vjeçar nga Shkupi u plagos rëndë pasi ra nga kati i tretë i një shtëpie në komunën e Ilindenit.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 8 të mbrëmjes, kur i riu, i cili po vizitonte të afërmit me nënën e tij, ra nga kati i tretë i një shtëpie në Ilinden. Sipas të dhënave të para, ai kishte probleme shëndetësore.
“Pas rënies, 19-vjeçari pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me urgjencë në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, ku mjekët përcaktuan ashpërsinë e lëndimeve. Ministria e Brendshme informon se po merren masa për sqarimin e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti”, informoi Ministria e Brendshme.