Zjarri te „Gllazhnja“ në Likovë është ende aktiv, ekipet po vazhdojnë me shuarjen
Ekipet e njësisë rajonale të „Pyjeve të Maqedonisë“ janë ende në terren dhe po përpiqen të shuajnë zjarrin që shpërtheu dje pranë pendës së Gllazhnjës në komunën e Likovës, njoftuan sot kompetentët nga ndërmarrja. Zëvendësdrejtori i ndërmarrjes, Kire Mihailov, bëri të ditur se zjarri është raportuar dje rreth mesditës, pas së cilës menjëherë kanë dalë […]
Ekipet e njësisë rajonale të „Pyjeve të Maqedonisë“ janë ende në terren dhe po përpiqen të shuajnë zjarrin që shpërtheu dje pranë pendës së Gllazhnjës në komunën e Likovës, njoftuan sot kompetentët nga ndërmarrja. Zëvendësdrejtori i ndërmarrjes, Kire Mihailov, bëri të ditur se zjarri është raportuar dje rreth mesditës, pas së cilës menjëherë kanë dalë në terren ekipet e ndërmarrjes si dhe ato të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit (NJTKZ) Kumanovë.
“Zjarri ka përfshirë dy anët e një rruge të gjerë kaluese, që do të thotë se është vënë qëllimisht në të dyja anët, pasi nuk ka pasur asnjë mundësi që ai të kalonte natyrshëm nga njëra anë në tjetrën”, deklaroi Mihailov.
Ai dyshon se zjarri është pasojë e një aksioni paraprak të ndërmarrjes për sekuestrimin e drurëve të prerë në mënyrë të paligjshme në rajon. Mihailov shton se ndërhyrja e shpejtë do të parandalojë përhapjen e flakëve drejt vendeve më të larta ku nuk ka rrugë qasëse, dhe për momentin nuk ka kërcënime serioze që zjarri të dalë jashtë kontrollit. (INA)