“Zoi ishte surprizë…”, Arbana Osmani tregon për herë të parë se si vajza “ia prishi planet”

Pas dy djemve, Jonit dhe Diellit, Arbana ishte në mes të punëve, në mes të planeve që kishte bërë për të ardhmen e afërt, por jo gati për të pritur aq shpejt edhe një fëmijë tjetër. Madje, në finalen e “Big Brother VIP”, zbuloi se prej disa javësh, kishte drejtuar programin së bashku me të […]

Jan 24, 2025 - 19:00
 0  5
“Zoi ishte surprizë…”, Arbana Osmani tregon për herë të parë se si vajza “ia prishi planet”

Pas dy djemve, Jonit dhe Diellit, Arbana ishte në mes të punëve, në mes të planeve që kishte bërë për të ardhmen e afërt, por jo gati për të pritur aq shpejt edhe një fëmijë tjetër.

Madje, në finalen e “Big Brother VIP”, zbuloi se prej disa javësh, kishte drejtuar programin së bashku me të bijën që tashmë “ia kishte prishur planet” prindërve të saj. Ama ishte surprizë e bukur…

Mbrëmjen e djeshme përballë Adriana Matoshit dhe vajzës së saj, Kaona Matoshi, protagoniste në filmin “Pasaporta”, Arbana zbuloi se aktoren e njohur nga Kosova nuk e ka thjesht dhe vetëm të preferuar.

Më shumë sesa kaq, ajo e ka adhuruar për forcën femërore, me të cilën Adriana ka fituar çdo sfidë, edhe ato më të vështirat, për të disatën herë. Sapo nis programin “Mirëmbrëma yje”, Arbana zbulon për herë të parë se, në atë kohë, kur mësoi se do të bëhej nënë përsëri, për herë të tretë, nuk ishte gati… Por kur pa Adrianën bashkë me historinë e saj, nuk mendoi më asgjë. Fareeee…

“Do ta them një gjë që s’e kam thënë kurrë. Kur kam mbetur shtatzënë me Zoin, me vajzën time, me fëmijën e tretë, nuk isha gati për t’u bërë nënë, prapë, aq shpejt. Kisha dy çunat dhe Zoi ka ardhur surprizë. Isha në mes të punëve. Kam qenë në mes të Big Brother, kisha shumë stres, kisha programuar dasmën, kisha programuar pushime, kisha kaluar ca vite të vështira që mezi thashë “më në fund, tani u qetësova, do kënaqem, do rri” dheee… ngela shtazënë. E pastaj, dole ti, në një intervistë që flisje për kancerin, me katër fëmijë, edhe me filma, edhe kishe kaluar edhe tumor. Thashë “Arbana, mos u anko fare, mos fol fare, fare, as mos mendo fare, se shiko Adriana… Super grua.”

Adriana Matoshi, një super grua që ka gjithmonë për të folur dhe për të treguar. Nëna e lumtur e katër fëmijëve, ishte këtë herë së bashku me vajzën e madhe, Kaona, 24-vjeçare, e cila ndjek tashmë rrugën e së ëmës në aktrim dhe premton shumë për të ardhmen.