Zulhejrat Demiri premton ringjalljen e Gjurgjevishtit: “Ky fshat do të jetë prioriteti ynë”
Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Vrapçishtit, Zulhejrat Demiri, prezantoi sonte platformën e tij zgjedhore para banorëve të fshatit Gjurgjevisht. “Ky fshat në të ardhmen do të jetë The post Zulhejrat Demiri premton ringjalljen e Gjurgjevishtit: “Ky fshat do të jetë prioriteti ynë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Vrapçishtit, Zulhejrat Demiri, prezantoi sonte platformën e tij zgjedhore para banorëve të fshatit Gjurgjevisht.
“Ky fshat në të ardhmen do të jetë në agjendën time dhe të komunës së Vrapçishtit,” deklaroi Demiri, duke theksuar se harresa dhe lënja pas dore e këtij vendi ka qenë një e kaluar e zymtë për banorët.
Ai shtoi se “Ky fshat meriton shumë e më shumë nga ajo që është bërë deri tani, prandaj ne këtë fshat do ta ringjallim dhe do ta rivitalizojmë ashtu siç e meriton kjo pjesë e malësisë sonë.”
Demiri theksoi përkushtimin e tij që zhvillimi i Gjurgjevishtit të jetë prioritet i qartë në qeverisjen e ardhshme të komunës së Vrapçishtit. Flaka
The post Zulhejrat Demiri premton ringjalljen e Gjurgjevishtit: “Ky fshat do të jetë prioriteti ynë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .