Nevzat Bejta në terren: “Po punojmë për një Gostivar më të mirë”
Nevzat Bejta, kandidat i VLEN-it për kryetar komune në Gostivar, në vazhdën e fushatës për zgjedhjet lokale të 11 janarit, zhvilloi një takim me qytetarët në qendrën e qytetit. Bejta The post Nevzat Bejta në terren: “Po punojmë për një Gostivar më të mirë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nevzat Bejta, kandidat i VLEN-it për kryetar komune në Gostivar, në vazhdën e fushatës për zgjedhjet lokale të 11 janarit, zhvilloi një takim me qytetarët në qendrën e qytetit.
Bejta theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me banorët dhe prezantimin e projekteve që do të realizohen nëse ai fiton drejtimin e komunës. “Sot vizituam qendrën e qytetit tonë, ku bashkëbiseduam me qytetarët për projektet e radhës, me qëllim që Gostivarin ta bëjmë sa më të mirë,” deklaroi Bejta.
Ai siguroi qytetarët se prioritet do të jenë përmirësimi i infrastrukturës, shërbimeve komunale dhe krijimi i mundësive për zhvillim ekonomik lokal. Gazeta Flaka
The post Nevzat Bejta në terren: “Po punojmë për një Gostivar më të mirë” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .