Prokuroria Publike ndryshon përfundimisht: Çfarë sjell ligji i ri i propozuar nga qeveria?

Në mbledhjen e saj të 140-të, Qeveria miratoi Ligjin për Prokurorinë Publike, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zbatimin e agjendës reformuese të Fushës 5 – Vlerat Fundamentale, me The post Prokuroria Publike ndryshon përfundimisht: Çfarë sjell ligji i ri i propozuar nga qeveria? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 31, 2025 - 00:00
 0
Prokuroria Publike ndryshon përfundimisht: Çfarë sjell ligji i ri i propozuar nga qeveria?

Në mbledhjen e saj të 140-të, Qeveria miratoi Ligjin për Prokurorinë Publike, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zbatimin e agjendës reformuese të Fushës 5 – Vlerat Fundamentale, me theks të veçantë në sundimin e së drejtës.

Ligji synon të forcojë pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e prokurorisë publike, duke e bërë atë një shtyllë të besueshme të sistemit juridik dhe garantues të mbrojtjes së interesit publik. Ai është rezultat i një procesi gjithëpërfshirës të analizës, konsultimeve dhe harmonizimit me standardet evropiane dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Ndryshimet kryesore përfshijnë procedura të qarta dhe transparente për zgjedhjen e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bazuar në meritokraci, profesionalizëm dhe integritet, si dhe afate të detyrueshme për përzgjedhjen dhe avancimin e prokurorëve. Ligji parashikon gjithashtu kategorizim të përgjegjësisë disiplinore të prokurorëve, duke forcuar sigurinë juridike dhe përgjegjësinë profesionale.

Me këtë ligj, Qeveria riafirmon përkushtimin e saj ndaj reformave në drejtësi, si një prioritet i interesit publik dhe një parakusht për integrimin evropian, duke synuar ndërtimin e institucioneve të fuqishme, të pavarura dhe profesionale në shërbim të qytetarëve dhe sundimit të së drejtës. Gazeta Flaka

The post Prokuroria Publike ndryshon përfundimisht: Çfarë sjell ligji i ri i propozuar nga qeveria? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .