1 vit e 3 muaj burg për avokatin Fehmi Stafa! Ngritet aktakuzë kundër gjyqtarit të Apelit Gjoko Ristov

Gjykata Penale në Shkup ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burg ish-avokatin e shtetit dhe avokatin aktual Fehmi Stafa, i cili u kap në flagrancë duke marrë ryshfet. Sipas Prokurorisë, ai kishte kërkuar gjithsej 100 mijë euro për të ndikuar te një gjyqtar i Apelit në Shkup, me qëllim heqjen e masës së […]

Prill 17, 2026 - 16:30
1 vit e 3 muaj burg për avokatin Fehmi Stafa! Ngritet aktakuzë kundër gjyqtarit të Apelit Gjoko Ristov

Gjykata Penale në Shkup ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burg ish-avokatin e shtetit dhe avokatin aktual Fehmi Stafa, i cili u kap në flagrancë duke marrë ryshfet. Sipas Prokurorisë, ai kishte kërkuar gjithsej 100 mijë euro për të ndikuar te një gjyqtar i Apelit në Shkup, me qëllim heqjen e masës së paraburgimit për klientin e tij, Ljupço Pecov, i njohur si “Djalli”.

Në momentin e arrestimit, ai kishte marrë 20 mijë euro. Stafa e ka pranuar plotësisht fajin dhe ka arritur marrëveshje me Prokurorinë, çka ndikoi në dënim më të ulët. Ndërkohë, hetimet çuan edhe te gjyqtari Gjoko Ristov, në shtëpinë e të cilit u gjetën 350 mijë euro të fshehura në mur, pa origjinë të justifikuar. Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj tij për fshehje pasurie dhe pastrim parash.