Qëndrimet e Spiropalit, Balla: Nuk i ka shprehur në mbledhjet e grupit

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Kreu i Grupit parlamentar të PS Taulant Balla, është pyetur ndër të tjera edhe mbi qëndrimet e Elisa Spiropalit dhe përplasjen e saj brenda partisë. Balla tha se Spiropali nuk ka shprehur ndonjë shqetësim në mbledhjet e grupit dhe se në fund të sesionit, kur bëhet […]

Prill 20, 2026 - 14:30
Qëndrimet e Spiropalit, Balla: Nuk i ka shprehur në mbledhjet e grupit

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Kreu i Grupit parlamentar të PS Taulant Balla, është pyetur ndër të tjera edhe mbi qëndrimet e Elisa Spiropalit dhe përplasjen e saj brenda partisë.

Balla tha se Spiropali nuk ka shprehur ndonjë shqetësim në mbledhjet e grupit dhe se në fund të sesionit, kur bëhet analiza e performancës së cdo deputetit mund të ketë edhe një vendimarrje për Spiropalin.

Pjese nga komunikimi me gazetarët

Balla: Është normale që deputetë në grupin e PS të kenë propozime, të kenë kritika. Ky është demokracia brenda grupit parlamentar dhe PS. Këto në korridore në rrjetet sociale nuk i ndjek unë.

Gazetarët: A keni marrë një vendim sa i takon Spiropalit pasi është thënë që do merret vendim grupi për qëndrimin dhe mos votim për çështjen e  Ballukut?

Balla: Kemi një rregull që në cdo fund sesioni bëjmë një analizë të punës së cdo deputeti. Kryesia e grupit parlamentar i paraqet grupit një raport, kur të vijë ai moment…

Gazetarët: Pra PS do të presë fundin e korrikut për një vendimmarrje për zonjën Spiropali?

Balla: Për performancën e cdo deputeti të PS është rregull, atëherë bëhet një performancës. Janë rregulla që ekzistojnë në çdo grup parlamentar.

Gazetarët: Kritikat që Spiropali adreson në rrjetet sociale i ka shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar?

Balla: Jo nuk i ka shprehur, nuk i kam dëgjuar në mbledhje grupi.