10-vjet “Fundjavë Ndryshe”, të ftuar special Edi Rama e Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar se mbrëmë ka marrë pjesë në shënimin e 10-vjetorit të organizatës humanitare “Fundjavë Ndryshe”, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si The post 10-vjet “Fundjavë Ndryshe”, të ftuar special Edi Rama e Ali Ahmeti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 6, 2025 - 17:00
 0
10-vjet “Fundjavë Ndryshe”, të ftuar special Edi Rama e Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka njoftuar se mbrëmë ka marrë pjesë në shënimin e 10-vjetorit të organizatës humanitare “Fundjavë Ndryshe”, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe personalitete të tjera të njohura, aktivistë dhe miq të humanizmit.

Ahmeti u shpreh i nderuar për pjesëmarrjen dhe theksoi se “Fundjavë Ndryshe”, e drejtuar nga Arbër Hajdari, është kthyer në një prej nismave më të rëndësishme të solidaritetit në hapësirën shqiptare.

“Arbërin e përgëzoj nga zemra për punën e jashtëzakonshme dhe e uroj të vazhdojë me këtë mision fisnik të humanizmit dhe solidaritetit,” shkroi Ahmeti.

Eventi shënoi një dekadë të projekteve humanitare që kanë ndihmuar mijëra familje në nevojë, duke e bërë organizatën një prej historive më inspiruese të filantropisë shqiptare.

The post 10-vjet “Fundjavë Ndryshe”, të ftuar special Edi Rama e Ali Ahmeti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .