Shtet koti – edhe kryepolici kapet në shkelje ligjore

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, njoftoi se sot në mëngjes ka marrë një mesazh SMS për një shkelje në trafik, derisa po udhëtonte me automjetin e tij privat drejt Kavadarcit, The post Shtet koti – edhe kryepolici kapet në shkelje ligjore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 6, 2025 - 17:00
 0
Shtet koti – edhe kryepolici kapet në shkelje ligjore

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, njoftoi se sot në mëngjes ka marrë një mesazh SMS për një shkelje në trafik, derisa po udhëtonte me automjetin e tij privat drejt Kavadarcit, ku sot mbahet Kongresi i partisë VMRO-DPMNE. Sistemi “Safe City” ka konstatuar një shkelje me shpejtësi 51 km/h në një vend ku lejohet shpejtësia 50 km/h

“Ky është ilustrimi më i mirë se si duhet të funksionojë shteti. Sistemi vlen dhe vepron njësoj për të gjithë, dhe nëse regjistron një shkelje – ndëshkimi pason, pa marrë parasysh kush është në automjet. Nuk ka përjashtime, nuk ka selektivitet, nuk ka të privilegjuar. Ngasja e automjetit është detyrim, jo privilegj. Qëllimi i ‘Safe City’ nuk është gjobë, por rregull, disiplinë dhe shpëtim i jetëve njerëzore. Me numrin alarmant të viktimave në rrugë që kemi, duhet të japim shembull personal dhe përgjegjësi,” shkroi Toshkovski në Facebook.

Ai shtoi se shteti do të jetë më i sigurt vetëm nëse ligjet vlejnë njësoj për të gjithë, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për zbatimin e tyre.

Në shënim të postimit, ministri shpërndau edhe një fotografi të procesverbalit për shkeljen e trafikut. Sipas dokumentit, shkelja u regjistrua në Bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë”, në drejtimin nga Çento për në Hipodrom, në orën 9:42 të mëngjesit.

The post Shtet koti – edhe kryepolici kapet në shkelje ligjore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .