100 ditë Qeveri: Analistët – Qeveria sillet si opozitë, shqetësuese ngecja e eurointegrimeve

Qeveria aktuale sillet më shumë si opozitë, duke kritikuar vazhdimisht veten dhe duke mos arritur të realizojë premtimet e saj, thotë profesori dhe analisti politik, Nano Ruzhin. Ai tha se në planin e jashtëm, çështja me Bullgarinë po sjell probleme për vendin. ”Fakti është se në planin e brendshëm, qeveria sillet më shumë sikur të […] The post 100 ditë Qeveri: Analistët – Qeveria sillet si opozitë, shqetësuese ngecja e eurointegrimeve appeared first on InfoShqip.com.

tetor 3, 2024 - 18:00
 0  6
100 ditë Qeveri: Analistët – Qeveria sillet si opozitë, shqetësuese ngecja e eurointegrimeve

Qeveria aktuale sillet më shumë si opozitë, duke kritikuar vazhdimisht veten dhe duke mos arritur të realizojë premtimet e saj, thotë profesori dhe analisti politik, Nano Ruzhin.

Ai tha se në planin e jashtëm, çështja me Bullgarinë po sjell probleme për vendin.

”Fakti është se në planin e brendshëm, qeveria sillet më shumë sikur të ishte në opozitë, sepse përpos kritikave, e vetmja gjë e mirë dhe që u plotësua ishin 2.500 denarët shtesë për pensionistët. Fakti është se ajo që u premtua nga qeveria, problemet me Bullgarinë dhe gjithashtu me marrëveshjen e Prespës, në mënyrë të pasigurt, mbeten konsistente në kuptimin e mosrespektimit të asaj që ishte qëllimi me vlera nga socialdemokratët dhe BDI-ја, dhe tash na solli probleme të mëdha” – tha Nano Ruzhin.

Edhe për analistin politik Filip Petrovski, ndarja e Tiranës nga Shkupi në rrugëtimin evropian paraqet shqetësim të madh për vendin.

Ai ka vënë në dukje se qeveria duhet të përqendrohet në forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë për të përshpejtuar integrimin evropian, duke shprehur frikën se orientimi aktual i qeverisë mund të favorizojë lidhje më të forta me Beogradin dhe Budapestin, duke rrezikuar perspektivën evropiane të Maqedonisë.

”Një nga fatkeqësitë më të mëdha është ndarja e Maqedonisë nga Shqipëria. Mickoski shmangi komentet për këtë. Ai dje është pyetur katër herë, ndaj nuk e komenton sepse nuk i përshtatet narrativës së tij se po bëjnë diçka. Maqedonia nuk ka alternativë tjetër, duhet të jetë në rrugë të shpejtë me Shqipërinë, për ta mbyllur këtë çështje, për të hyrë në BE, por treguesi i parë që kjo qeveri nuk po ecën mirë në punët e jashtme por edhe në komunikimin me Brukselin dhe ndoshta nuk ka interesa më të mëdha për t’u afruar me Brukselin dhe preferon Beogradin dhe ndoshta Budapestin, dhe përmes Budapestit dhe Moskës tregon se nuk është shumë i shqetësuar që i kemi thënë lamtumirë perspektivës evropiane, e cila më shqetëson shumë” – tha Filip Petrovski.

Petrovski gjithashtu ka kritikuar njoftimet për ndihmat financiare për pensionistët, duke e quajtur të pavërtetë dhënien e 5.000 denarëve, dhe ka shpjeguar se për investimet në vetëqeverisjen lokale, shuma e 250 milionëve që u njoftua nuk ka pasur asnjë projekt të miratuar. Ai ka theksuar se qeveria është krenuar me përfundimin e disa projekteve që ende janë në proces, duke mos arritur të ofrojë ndihmë konkrete për qytetarët. /tvklan.mk

The post 100 ditë Qeveri: Analistët – Qeveria sillet si opozitë, shqetësuese ngecja e eurointegrimeve appeared first on InfoShqip.com.