“Mungonte konsultimi me aktorët politik”, Mediu për protestën: Ka nevojë për një politikë të organizuar

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh se protestës së opozitës i mungonte një element që është konsultimi me të gjithë aktorët politik për të gjithë hapat që do të ndërmerreshin, por sipas tij kjo mund të jetë bërë edhe për shkak që të mos kishte rëshkitje të informacionit. Në një lidhje direkte me […]

tetor 9, 2024 - 21:00
 0  4
“Mungonte konsultimi me aktorët politik”, Mediu për protestën: Ka nevojë për një politikë të organizuar

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh se protestës së opozitës i mungonte një element që është konsultimi me të gjithë aktorët politik për të gjithë hapat që do të ndërmerreshin, por sipas tij kjo mund të jetë bërë edhe për shkak që të mos kishte rëshkitje të informacionit.

Në një lidhje direkte me Klan News, Mediu u shpreh se vendi ka nevojë për një politikë më të organizuar ku më e rëndësishmja është ajo se çfarë do ju ofrohet shqiptarëve.

Fatmi Mediu: Ishte një protestë pak ndryshe. Ajo çfarë nuk pranoj në gjithë këtë lloj diskursi është ideja se sa mirë apo sa keq e bëri opozita. Ne duhet të shikojmë realitetin në të cilin jetojmë. Jemi në realitet ku Shqipëria është braktisur. Drejtësia përdoret si një armë politike karshi opozitës. Unë mendoj që opozita më shumë se reaguese duhet të jetë më proaktive dhe të hedhë një hap për të menduar se ku është hapi tjetër. Pra nëse u bë një protestë që i mungonte një element konsultimi me të gjithë aktorët politik për veprimet që do të kryheshin, ndoshta kjo për ta mbajtur sa më të mbyllur mënyrën e lëvizjes dhe për të mos pasur reshkitje të informacionit, por mendoj që ne jemi në opozitë për të qenë transparent dhe nuk duhet të kemi merak se çfarë interpreton media. Ajo që është e rëndësishme është veprimi ditën tjetër, muajin tjetër, deri ditën e zgjedhjeve. Kërkesa për qeverisje teknike nuk është kërkesë për të kënaqur opozitën, por është një eksperiencë që e ka përdorur me shumë sukses edhe Maqedonia, sepse është kërkesa që qeveria t’i mbaj larg duart nga zgjedhjet.

Çdo lloj qëndrimi i opozitës për votën e lirë është legjitim dhe nuk është thjesht për deputetët e opozitës. Shpesh e shikoj që kjo është një çështje e opozitës. Se sa voton ti dhe sa liri ke për të votuar është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ne po vijmë gjithmonë  emë shumë në një shoqëri apatike që nuk por tregon interes për atë që është fati i vet. Është një elektorat abstenues. Prandaj them që ka nevojë për një politikë të organizuar dhe më e rëndësishmja është ajo se çfarë ju ofrojmë ne shqiptarëve./ Tv Klan