Dhuna nga deputeti i PD, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës!

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi ka reaguar në lidhje me tensionet e ditës së sotme në ambjentet e Kuvendit, ku deputet i PD-së, Xhelal Mziu e cënoi fizikisht atë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ekonomi shkruan se ndihet e keqardhur për nivelin ku kanë degraduar deputetët e opozitës, ndërsa thekson se “kjo sjellje […]

tetor 9, 2024 - 21:00
 0  3
Dhuna nga deputeti i PD, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës!

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi ka reaguar në lidhje me tensionet e ditës së sotme në ambjentet e Kuvendit, ku deputet i PD-së, Xhelal Mziu e cënoi fizikisht atë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ekonomi shkruan se ndihet e keqardhur për nivelin ku kanë degraduar deputetët e opozitës, ndërsa thekson se “kjo sjellje e papranueshme, që po tejkalon në dhunë e kërcënim fizik po bëhet çdo ditë e më tepër shqetësuese”.

Ndër të tjera ajo u bën thirrje deputetëve demokratë që t’i kthehen arsyes dhe t’i japin fund kësaj formë të bërit opozitë.

Postimi i plotë:

“E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës. Agjenda e dhunës që po përpiqen ta imponojnë edhe në Kuvendin e Shqipërisë po kalon çdo kufi.

Kjo sjellje e papranueshme, që po tejkalon në dhunë e kërcënim fizik po bëhet çdo ditë e më tepër shqetësuese.

Personalisht, ndjej detyrim të reagoj jo vetëm pse isha pjesë e kësaj situate konfrontuese, por edhe si deputete që ka zgjedhur të ushtrojë mandatin e deputetes konform rregullave dhe obligimit që kemi ndaj zgjedhësve tanë.

Asnjëherë nuk është vonë për t’ju kthyer arsyes dhe normalitetit, dhe shpresoj që deputetët e opozitës të kuptojnë që kjo formë e të bërit opozitë duhet të marrë fund njeherë e mirë në Shqipëri, ku problemet individuale tentohen të kthehen në kriza institucionale që pengojnë Shqipërinë në aspiratat intergruese në Bashkimin Europian”, shkruan Milva Ekonomi.