11 Maji, Rama: Zgjedhjet shprehën vullnetin e popullit shqiptar

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës përmbyllëse të samitit të Komunitetit Politik Europian, u pyet nga gazetarët për zgjedhjet në Shqipëri. Ai theksoi se ato shprehën vullnetin e popullit shqiptar 100%. Kreu i qeverisë tha se procesi i zgjedhjeve nuk është ende si në Danimarkë, por nënvizoi se ato kanë ardhur duke u përmirësuar dhe janë […]

maj 16, 2025 - 23:00
 0  6
11 Maji, Rama: Zgjedhjet shprehën vullnetin e popullit shqiptar

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës përmbyllëse të samitit të Komunitetit Politik Europian, u pyet nga gazetarët për zgjedhjet në Shqipëri.

Ai theksoi se ato shprehën vullnetin e popullit shqiptar 100%. Kreu i qeverisë tha se procesi i zgjedhjeve nuk është ende si në Danimarkë, por nënvizoi se ato kanë ardhur duke u përmirësuar dhe janë në pajtim me standardet e ODIHR-it.

“Më duhet të them që ajo çfarë cituat janë pak fjali të një deklarate shumë më të gjatë e gjithëpërfshirëse, që praktikisht përshëndeti zgjedhjet shqiptare dhe ju është referuar akuzave që lidhen me raportin paraprak. Raportet paraprake hartohen që të kontrollohen më tej e që të ballafaqohen me prova. Kështu që do të thoja që në këtë drejtim zgjedhjet shqiptare janë shprehja e vullnetit të popullit shqiptar 100%, jo 99%. Për pjesën tjetër, çfarëdo është e nevojshme të përmirësohet, do duhet të trajtohet, s’ka aspak dyshim.

Këtë kemi bërë zgjedhje pas zgjedhje dhe kështu e kemi përmirësuar procesin tonë zgjedhor i cili nuk është ende si në Danimarkë, por që është shumë më i mirë seç ishte dhe është në pajtim me standardet e OSBE-ODIHR-it në lidhje me zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, u shpreh Rama.