Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kanë zhvillluar mbrëmjen e sotme ambientet e Piramidës në Tiranë, ku u nënshkrua marrëveshja Shqipëri-Francë “Plani i Veprimit për Inovacionin”. Kryeministri e shoqëroi presidentin francez në ambientet e brendshme dhe në hapësirën e shkollës franceze. Presidenti Macron është njohur me projektin, qëllimin e tij, teksa ka biseduar […]

maj 16, 2025 - 23:00
 0  5
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kanë zhvillluar mbrëmjen e sotme ambientet e Piramidës në Tiranë, ku u nënshkrua marrëveshja Shqipëri-Francë “Plani i Veprimit për Inovacionin”.

Kryeministri e shoqëroi presidentin francez në ambientet e brendshme dhe në hapësirën e shkollës franceze.

Presidenti Macron është njohur me projektin, qëllimin e tij, teksa ka biseduar nga afër me drejtuesit e shkollës dhe me studentët e rinj, duke mësuar edhe përshtypjet e tyre.

Në fund të vizitës, u nënshkrua “marrëveshja e bashkëpunimit për inovacionin” nga dy ministrat, Blendi Gonxhja për Shqipërinë, si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ministrja e deleguar franceze për Inteligjencën dhe Teknologjinë.