Berisha komenton takimin e PS në Dibër: Rama merr daullen dhe tallet me ju!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet paraditen e sotme në Peqin, ku po zhvillon takimin e radhës elektoral për zgjedhjet e 11 Majit. Para banorëve të zonës, Berisha ka komentuar mitingun e PS-së në Dibër, ku kryeministri Rama u pa duke i rënë tupanit. Kryedemokrati u shpreh se Rama tallet me shqiptarët duke u […]

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet paraditen e sotme në Peqin, ku po zhvillon takimin e radhës elektoral për zgjedhjet e 11 Majit.
Para banorëve të zonës, Berisha ka komentuar mitingun e PS-së në Dibër, ku kryeministri Rama u pa duke i rënë tupanit.
Kryedemokrati u shpreh se Rama tallet me shqiptarët duke u shprehur se “merr dalluen dhe i bie”.
Berisha ironizoi edhe pjesëmarrjen në këtë takim të këngëtarit Noizy, duke e krahasur me kandidaten për presidente të Amerikës.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Tallet me ju, me shqiptarët. Merr daullen dhe i bie daulles. Gjen dhe Noizy-n me Lamborghini, po Lamborghini i Noizy nuk është pensione, nuk është rroga, ai ta gëzojë por ç’punë ka pensionisti me të? Apo si ta mashtrojë? Po ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe. Historia ka qenë e hidhur, edhe Kamala mori të gjithë Hollywood me vete por përfundoi atje ku e meritonte.
Çfarë i mendon ky shqiptarët, qenie primitive? Njerëz që mund t’i mashtrojë? Kurrën e kurrës nuk janë të tillë. Ndaj dhe 11 Maj është dita e qytetarit është ora e vërtetë e tij, e mençurisë, dinjitetit të tij. Votoni 1, të gjithë jeni 1-sha.