1.7 milionë euro ndihmë suedeze për të mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti dhe ambasadorja e Suedisë në vendin tone Ami Larson Jain nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për zbatimin e projektit “Mbështetja e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit-Faza 2″. Me ndihmën suedeze do të punohet në forcimin e kapaciteteve […]

dhjetor 4, 2024 - 16:00
 0  6
1.7 milionë euro ndihmë suedeze për të mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti dhe ambasadorja e Suedisë në vendin tone Ami Larson Jain nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për zbatimin e projektit “Mbështetja e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit-Faza 2″.

Me ndihmën suedeze do të punohet në forcimin e kapaciteteve të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në koordinimin dhe menaxhimin e procesit të afrimit me BE-në dhe lehtësimin e negociatave nga Kapitulli 27, si dhe në përmirësimin e bashkëpunimit ndërsektorial.

Gjithashtu do të punohet në rritje e kapacitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet politikëbërësve dhe palëve të interesuara në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal. Aktivitetet e projektit do të përqendrohen në sektorin e Integrimit në BE të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe në fushën e menaxhimit të biodiversitetit dhe përshtatjes klimatike. Projekti do të zbatohet deri më 31 maj 2027.

Financat në vlerë prej 1.7 milionë euro janë siguruar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zhvillimor (SIDA), dhe realizohet nga Agjencia Suedeze e Mjedisit (SwEPA) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.