Ushtarë amerikanë të KFOR-it ushtrojnë me mitralozë në Gjakovë: Trajnim thelbësor për gatishmërinë e përgjithshme të trupave

Ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it kanë zhvilluar trajnime për kualifikimin e armëve me mitralozë M240 dhe M249 në poligonin Bobaj Bokes, në komunën e Gjakovës, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. “Trajnimi dhe aftësimi i ushtarëve në sisteme të ndryshme armësh është thelbësor për gatishmërinë e përgjithshme të trupave

Mars 31, 2025 - 19:00
 0  5
Ushtarë amerikanë të KFOR-it ushtrojnë me mitralozë në Gjakovë: Trajnim thelbësor për gatishmërinë e përgjithshme të trupave
ushtare-amerikane-te-kfor-it-ushtrojne-me-mitraloze-ne-gjakove:-trajnim-thelbesor-per-gatishmerine-e-pergjithshme-te-trupave

ushtare-amerikane-te-kfor-it-ushtrojne-me-mitraloze-ne-gjakove:-trajnim-thelbesor-per-gatishmerine-e-pergjithshme-te-trupave

Ushtarë amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it kanë zhvilluar trajnime për kualifikimin e armëve me mitralozë M240 dhe M249 në poligonin Bobaj Bokes, në komunën e Gjakovës, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.

“Trajnimi dhe aftësimi i ushtarëve në sisteme të ndryshme armësh është thelbësor për gatishmërinë e përgjithshme të trupave të KFOR-it”, u tha në njoftim.

KFOR-i tha se këto përpjekje janë “pjesë e misionit të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

KFOR-i tha si zakonisht se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i kujtoi gjithashtu se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.