Shakira pranon se ende nuk i janë shëruar plagët nga tradhtia e Pique

Sothuajse tre vjet pas ndarjes nga Gerard Piqué, Shakira ka pranuar se ende nuk e ka rindërtuar plotësisht veten pas tradhtisë së ish-partnerit të saj. Gjatë turneut të saj në Amerikën Latine, këngëtarja kolumbiane u shpreh në një intervistë se procesi i shërimit është i gjatë dhe se ajo ka gjetur ngushëllim përmes muzikës. “Shërimi […]

Mars 31, 2025 - 21:00
 0  5
Shakira pranon se ende nuk i janë shëruar plagët nga tradhtia e Pique

Sothuajse tre vjet pas ndarjes nga Gerard Piqué, Shakira ka pranuar se ende nuk e ka rindërtuar plotësisht veten pas tradhtisë së ish-partnerit të saj. Gjatë turneut të saj në Amerikën Latine, këngëtarja kolumbiane u shpreh në një intervistë se procesi i shërimit është i gjatë dhe se ajo ka gjetur ngushëllim përmes muzikës.

“Shërimi kërkon vite, dhe unë e kam hequr një barrë të madhe nga shpatullat e mia. Ky është mënyra ime për të ‘lëpirë plagët’, si një ujk që shërohet, dhe e bëj këtë përmes shkrimit. Disa mund ta shohin si diçka pozitive, të tjerë ndoshta jo, por unë jam përgjegjëse për veten time, për mirëqenien time dhe për fëmijët e mi,” tha Shakira për N+.

E pyetur nëse ende qan, pas deklaratës së saj të famshme “Gratë nuk qajnë më”, ajo u përgjigj: “Vetëm për arsye të nevojshme.” Sipas saj, dikur gratë mësoheshin të fshehnin dhimbjen, por tani ka ardhur koha të jenë të sinqerta me veten.

Shakira pranoi se ka transformuar dhimbjen në kreativitet:

“Duhet ta shndërrosh, duhet ta sublimosh. Gjithë zemërimin dhe dhimbjen që kam ndjerë në një moment e kam kthyer në kreativitet dhe produktivitet, për të qenë në gjendje të rindërtoj veten.”

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e të pranuarit të ndjenjave të vërteta, duke shtuar se publiku e ka ndihmuar të ndihet e vlerësuar.

VIDEO/ Gjesti heq çorapen dhe nuhat këmbën gjatë Prime-t
“Ne jemi mësuar të fshehim ndjenjat, sidomos në epokën e rrjeteve sociale, ku të gjithë përpiqen të tregohen të lumtur. Por është e rëndësishme të pranojmë edhe vulnerabilitetin, sepse kjo na bën të fortë,” përfundoi këngëtarja.