Muharremi: Nëse LVV i gjen 3 deputetë dhe e formon qeverinë, ajo qeveri nuk i duhet askujt, as Kurtit

Analisti i njohur Shenoll Muharremi ka shprehur mendimin se edhe nëse Lëvizja Vetëvendosje (LVV) arrin të formojë një qeveri, ajo do të jetë një qeveri e paqëndrueshme dhe joefektive për të menaxhuar situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi. Sipas tij, një qeveri e tillë nuk do të mund të funksiononte për një periudhë

Mars 31, 2025 - 19:00
 0  5
Muharremi: Nëse LVV i gjen 3 deputetë dhe e formon qeverinë, ajo qeveri nuk i duhet askujt, as Kurtit
muharremi:-nese-lvv-i-gjen-3-deputete-dhe-e-formon-qeverine,-ajo-qeveri-nuk-i-duhet-askujt,-as-kurtit

muharremi:-nese-lvv-i-gjen-3-deputete-dhe-e-formon-qeverine,-ajo-qeveri-nuk-i-duhet-askujt,-as-kurtit

Analisti i njohur Shenoll Muharremi ka shprehur mendimin se edhe nëse Lëvizja Vetëvendosje (LVV) arrin të formojë një qeveri, ajo do të jetë një qeveri e paqëndrueshme dhe joefektive për të menaxhuar situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi.

Sipas tij, një qeveri e tillë nuk do të mund të funksiononte për një periudhë të gjatë dhe nuk do t’i nevojitej askujt, as liderit të LVV-së, Albin Kurtit

Ai ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të Kosovës, duke e cilësuar diplomacinë e deritanishme si “thuajse kriminale”. Sipas analistit, kjo ka shkaktuar humbjen e aleatëve ndërkombëtarë dhe ka sjellë pasiguri në sektorin ekonomik, duke përmendur deficitin e madh të mallrave dhe largimin e qytetarëve nga Kosova për shkak të kushteve të vështira.

Për sa i përket energjisë, Muharremi ka theksuar se qeveria e Kurtit ka dështuar të krijojë kapacitete të reja dhe ka ndërprerë iniciativat për rritjen e kapaciteteve energjetike. Ai ka kritikuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë për herë të tretë, duke paralajmëruar një inflacion të ri.

“Çfarë qeverie dëshiron të formojë kështu? Kjo qeveri nuk i duhet askujt dhe LVV-në e dërgon edhe më poshtë se kaq,” ka thënë analisti, duke shtuar se LVV duhet të formojë një qeveri stabile dhe kompetente ose të kalojë në opozitë.

Muharremi ka përfunduar duke thënë se vitet e fundit kanë sjellë rritje çmimesh dhe ulje shprese, dhe se kjo qeverisje duhet të ndryshojë për të shmangur pasigurinë e mëtejshme.