17-vjeçari ther me thikë bashkëmoshatarin e tij në Fier
Një 17-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një bashkëmoshatar të tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan 17-vjeçarin me iniciale B.D, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimi e policisë. Sipas policisë, ngjarja ndodhi të


Një 17-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një bashkëmoshatar të tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan 17-vjeçarin me iniciale B.D, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimi e policisë.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi të premten në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha”, Cakran.
“Konflikti midis të miturve ka nisur pasi i plagosuri me thikë H. Xh., pretendonte se autori i dyshuar, me iniciale B. D., shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij”.
Viktima është duke u trajtuar dhe jashtë rrezikut për jetë.
Sakaq thika e përdorur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.