Abdixhiku për tubimin në Ferizaj: Qytetarët në sallën e mbushur plot treguan se janë gati bashkohen me ne – më 9 shkurt bëhemi ndryshimi
Lideri i LDK’së dhe njëherish kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka vizituar sonte qytetin e Ferizajt në kuadër të Turneut të Ndryshimit. Abdixhiku i falënderoi të gjithë ata që i dhanë mbështetje vizionit e misionit të tyre. “Në sallën e mbushur plot, shkëlqeu fort zjarri i shpresës dhe vendosmërisë qytetare për ndryshim – njësoj si
Lideri i LDK’së dhe njëherish kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka vizituar sonte qytetin e Ferizajt në kuadër të Turneut të Ndryshimit.
Abdixhiku i falënderoi të gjithë ata që i dhanë mbështetje vizionit e misionit të tyre.
“Në sallën e mbushur plot, shkëlqeu fort zjarri i shpresës dhe vendosmërisë qytetare për ndryshim – njësoj si në çdo ndalesë të këtij turneu frymëzues. Qytetarët e Ferizajt na treguan qartë se ata janë gati të bashkohen me ne e ta çojnë këtë vend përpara drejt të ardhmes më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë”.
Ai tha se sonte në Ferizaj shpresa për ndryshimin e madh u ngrit më lart, e lidhja u bë më e fortë e më e pandalshme.
“Çdo shikim plot shpresë, çdo duartrokitje, dhe çdo brohoritje është shenjë se lidhja jonë drejt ndryshimit është më e fuqishme se kurrë. Sonte në Ferizaj, shpresa për ndryshimin e madh u ngrit më lart, e lidhja jonë u bë më e fortë e më e pandalshme!
Më 9 shkurt, bashkë, do ta ndërtojmë të ardhmen tonë dhe do ta realizojmë ëndrrën e madhe për Kosovën që e ndajmë të gjithë”.
Tutje, Abdixhiku prezantoi edhe kandidatët për deputetë nga Ferizaj, Visar Azemin, Paris Gurin, Bahrije Hysenin dhe Ibadete Mehmetin.
“Nga Ferizaj me nominimet tona për kandidatë për deputet, kryetarin e degës, Visar Azemin, kryetarin e Forumit të Rinisë, Paris Gurin, Bahrije Hysenin dhe Ibadete Mehmetin, dalim më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur për të kërkuar mbështetjen e secilit prej jush dhe gjithandej Kosovës. Bashkë me 9 shkurt, do të bëhemi ndryshimi”, shkroi Abdixhiku.