23 shoferë arrestohen për vozitje të rrezikshme, një i mitur mes tyre

Policia ka arrestuar 23 shoferë në gjithë territorin e vendit për vozitje të rrezikshme. Nga këta, 11 janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi, përfshirë edhe një të mitur. The post 23 shoferë arrestohen për vozitje të rrezikshme, një i mitur mes tyre appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 8, 2026 - 19:00
 0
23 shoferë arrestohen për vozitje të rrezikshme, një i mitur mes tyre

Policia ka arrestuar 23 shoferë në gjithë territorin e vendit për vozitje të rrezikshme. Nga këta, 11 janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi, përfshirë edhe një të mitur.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), nëntë persona janë ndaluar për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, ndërsa tre të tjerë kanë drejtuar automjet pavarësisht ndalesës aktive për vozitje.

Shpërndarja sipas rajoneve:

  • SPB Tetovë: 7 persona
  • SPB Kumanovë: 5 persona
  • SPB Shkup dhe SPB Shtip: nga 3 persona secili
  • SPB Veles dhe SPB Manastir: nga 2 persona secili
  • SPB Strumicë: 1 person

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.

MPB apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe ligjet e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa patentë, nëse kanë ndalesë për vozitje ose janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të kontribuohet për një komunikacion më të sigurt.

Flaka

The post 23 shoferë arrestohen për vozitje të rrezikshme, një i mitur mes tyre appeared first on Flaka, në çdo lajm... .