23-vjeçarja nga Tetova denoncon stomatologun: Dyshime për ngacmim seksual dhe mesazhe të papërshtatshme

Një 23-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici një stomatolog nga një ordinancë private në qytet, duke pretenduar se është ngacmuar seksualisht gjatë vizitave mjekësore. Sipas denoncimit, ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur gjatë vizitave t...

shtator 19, 2026 - 13:30
23-vjeçarja nga Tetova denoncon stomatologun: Dyshime për ngacmim seksual dhe mesazhe të papërshtatshme

Një 23-vjeçare nga Tetova ka denoncuar në polici një stomatolog nga një ordinancë private në qytet, duke pretenduar se është ngacmuar seksualisht gjatë vizitave mjekësore.

Sipas denoncimit, ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur gjatë vizitave të 14 dhe 18 shtatorit, ndërsa 23-vjeçarja pretendon se stomatologu ka kryer veprime të papërshtatshme gjatë ndërhyrjeve mjekësore.

Ajo gjithashtu ka deklaruar se pas vizitave ka pranuar nga stomatologu mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme përmes një aplikacioni celular.

Rasti është denoncuar në polici, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për verifikimin e pretendimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.