“1 Prilli pa humor” – LSDM sulmon ashpër Qeverinë: ‘Nuk është shaka, është tragjedi’
Në një reagim të fortë me rastin e 1 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Shakave, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) deklaron se në vend nuk ka asgjë për të qeshur. The post “1 Prilli pa humor” – LSDM sulmon ashpër Qeverinë: ‘Nuk është shaka, është tragjedi’ appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në një reagim të fortë me rastin e 1 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Shakave, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) deklaron se në vend nuk ka asgjë për të qeshur.
Sipas LSDM-së, qeverisja e Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE “mund të duket si një shaka e kotë”, por në realitet përbën “tragjedi për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve”.
Në kumtesë theksohet se qytetarët përballen me kushte të rënda ekonomike, paga të ulëta dhe pasiguri sociale. LSDM pretendon se ekonomia është në rënie, duke përmendur ulje të prodhimit industrial dhe rënie drastike të investimeve të huaja.
Akuza të rënda hidhen edhe për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve publike, me pretendime për dhjetëra tenderë të përqendruar në kompani të caktuara dhe shuma milionëshe të ndara në mënyrë të dyshimtë.
Partia opozitare kritikon gjithashtu gjendjen në drejtësi, duke pretenduar ndërhyrje politike në gjyqësor dhe rikthim të praktikave të vjetra të kontrollit institucional, si dhe paralajmëron për përpjekje për rehabilitimin politik të Nikola Gruevski.
Në reagim përfshihen edhe shqetësime për lirinë e medias dhe raportet ndërkombëtare për korrupsionin, ku sipas LSDM-së vendi po përjeton rënie dhe izolim nga Bashkimi Evropian.
Deklarata përfundon me akuzën se vendi po drejtohet drejt izolimit të qëllimshëm, në mënyrë që, siç thuhet, “të fshihen aferat korruptive pas shpinës së qytetarëve”.
The post “1 Prilli pa humor” – LSDM sulmon ashpër Qeverinë: ‘Nuk është shaka, është tragjedi’ appeared first on Flaka, në çdo lajm... .