25 vjet: Ali Ahmeti përkujton Pranverën e Dinjitetit
Sot shënohet një çerek shekulli nga fillimi i luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” në rajonin e Pollogut dhe Malësisë së Sharrit, ka bërë të ditur ish-komandanti i UÇK-së dhe The post 25 vjet: Ali Ahmeti përkujton Pranverën e Dinjitetit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Sot shënohet një çerek shekulli nga fillimi i luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” në rajonin e Pollogut dhe Malësisë së Sharrit, ka bërë të ditur ish-komandanti i UÇK-së dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Çdo mars ne kujtojmë Pranverën e Dinjitetit, kur nga Malësia e Sharrit lëshuam një kushtrim të fuqishëm lirie; jehuan krismat lajmëtare të pranverës së dinjitetit kombëtar nga ana e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,” tha Ahmeti.
Sipas tij, çdo fillim pranvere, Kalaja e Sellcës ka qenë vendi i takimit me familjarët e dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të luftës. “Ne reflektuam mbi çiltërsinë e kauzës sonë kombëtare, nderuam vendprehjet e të gjithë atyre bij e bija që, me gjakun e tyre, ujitën rrënjët e përjetësisë së kombit dhe përkujtuam amanetin e tyre për mbrojtjen e idealeve kombëtare,” shtoi ai.
Ahmeti theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar edhe në të ardhmen: “Qofshim të bashkuar si në pranverën e vitit 2001 në Malësinë e Sharrit, edhe tani në betejat e ardhmërisë përparimtare të vendit!”
Ai përfundoi duke nderuar të rënët e UÇK-së: “Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të UÇK-së.” Gazeta Flaka
The post 25 vjet: Ali Ahmeti përkujton Pranverën e Dinjitetit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .