“VLEN të mos gënjehet nga anketat e VMRO-DPMNE: Popullit i ka ardhur në majë të hundës”

Zhvillimet e fundit në skenën politike në Maqedoninë e Veriut kanë nxitur reagime të forta nga aktorë politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët akuzojnë VMRO-DPMNE për manipulim me The post “VLEN të mos gënjehet nga anketat e VMRO-DPMNE: Popullit i ka ardhur në majë të hundës” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 28, 2026 - 16:30
“VLEN të mos gënjehet nga anketat e VMRO-DPMNE: Popullit i ka ardhur në majë të hundës”

Zhvillimet e fundit në skenën politike në Maqedoninë e Veriut kanë nxitur reagime të forta nga aktorë politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët akuzojnë VMRO-DPMNE për manipulim me sondazhe dhe presion ndaj partnerëve qeveritarë shqiptarë.

Sipas këtyre reagimeve, VMRO-DPMNE po tenton të krijojë një perceptim të rremë për mbështetjen publike, duke “gënjyer” VLEN me sondazhe të fabrikuara që e paraqesin këtë të fundit me rejting më të lartë sesa realiteti në terren.

Kritikët vlerësojnë se, përkundër këtyre shifrave, realiteti është krejtësisht ndryshe: sipas tyre, shqiptarët po përballen me margjinalizim sistematik dhe vendime arbitrare në nivele të ndryshme të qeverisjes, të cilat cilësohen si me prapavijë antishqiptare.

Aktivistja qytetare Nafie Selmani ka reaguar ashpër ndaj sondazhit të publikuar nga portali MKD.mk dhe agjencia “Market Vision”, duke ngritur dyshime për besueshmërinë e tij, madje ngjallë dyshime që sondazhi ka prapavijë politike edhe brenda koalicionit VLEN, pasi favorizon një lider dhe gjunjëzon një lider tjetër, Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin, që të dy pretendentë për të bashkëqeverisur VLEN-in si një subjekt të vetëm politik.

“A do ia han kokën anketa e publikuar sot, Bilall Kasamit? pyet Selmani. .

Në të njëjtën linjë ka reaguar edhe aktivisti politik nga Çairi, Irfan Buçi:

“Sot qenkan mbushur rrjetet sociale me anketa të porositura nga një portal që është pro kësaj qeverie, dhe që ka qenë edhe kundër BDI-së ndër vite. Por një gjë duhet ta kuptoni mirë: manipulimi me anketa nuk e mashtron dot popullin. Prandaj, lëreni propagandën dhe dilni matuni me qytetarët, sepse ju as afër Ali Ahmeti-t nuk do të jeni në zgjedhjet, kurdo që të mbahen e që janë shumë afër.”

Ajo shtoi se qytetarët shqiptarë e njohin mirë peshën politike të Ali Ahmetit dhe të BDI-së, duke theksuar se asnjë anketë e porositur nuk mund të ndryshojë vullnetin e tyre në ditën e votimit.

“Edhe ju që lavdëroheni e dini që nuk është reale anketa.”

Megjithatë, sondazhi i fundit i realizuar nga MKD.mk dhe “Market Vision”, i zhvilluar në periudhën 2–18 mars mbi një mostër prej 1.200 të anketuarish, paraqet një tablo tjetër të mbështetjes politike në vend.

Sipas këtij hulumtimi:

  • VMRO-DPMNE renditet e para me 24% të mbështetjes.
  • Pas saj vjen VLEN me 5.1%, e ndjekur nga LSDM me 4.9%, BDI me 4.8%, Levica me 3.1% dhe ZNAM me 2.1%.
  • 28.1% e të anketuarve janë deklaruar se nuk do të votojnë, ndërsa 9.7% janë të pavendosur.

Në nivel liderësh, kryeministri Hristijan Mickoski gëzon besimin më të madh me 25.2%, ndonëse një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve deklarojnë se nuk kanë besim te asnjë lider politik.

Sondazhi gjithashtu tregon se:

  • Mbi 52% e qytetarëve janë pro integrimit në BE edhe pa të drejtë vetoje.
  • 46.9% mendojnë se vendi po lëviz në drejtim të gabuar, ndërsa 36.2% e shohin drejtimin si të duhur.

Metodologjia e përdorur ka qenë CATI (anketim telefonik me ndihmën e kompjuterit), me mostër të përfaqësuar sipas rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike, bazuar në regjistrimin e vitit 2021.

Pavarësisht këtyre rezultateve, debati politik mbetet i ashpër, me akuza për propagandë dhe manipulim, duke reflektuar polarizimin e thellë në skenën politike dhe mosbesimin në rritje ndaj sondazheve dhe institucioneve matëse të opinionit publik. Gazeta Flaka

The post “VLEN të mos gënjehet nga anketat e VMRO-DPMNE: Popullit i ka ardhur në majë të hundës” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .