26 parti kërkojnë të garojnë në zgjedhjet e 11 Majit, ja kur përfundon afati për dorëzimin e kërkesave
Ka shkuar në 26 numri i partive politike që kanë bërë kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar në procesin e 11 Majit. Afati për dorëzimin e kërkesave përfundon në 25 Shkurt. Deri në 7 Mars është afati për dorëzimin e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve. Më 12 Mars, përfundon afati për depozitimin […]

Ka shkuar në 26 numri i partive politike që kanë bërë kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar në procesin e 11 Majit. Afati për dorëzimin e kërkesave përfundon në 25 Shkurt.
Deri në 7 Mars është afati për dorëzimin e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve. Më 12 Mars, përfundon afati për depozitimin e listave shumë-emërorë të kandidatëve.
Pas shqyrtimit të kërkesave dhe përfundimit të të gjitha ankesave, më 25 Mars do të nisë prodhimi i fletëve të votimit.
Nr partive që kanë depozituar kërkesa për regjistrim deri tani:
1. Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
2. Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L)
3. Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA)
4. Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD)
5. Mundësia (Mundësia)
6. Partia Kristian Demokrate (PKD)
7. Nisma Thurje (Nisma)
8. Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)
9. Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
10. Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
11. Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)
12. Partia e Lirisë (PL)
13. Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK)
14. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
15. Lëvizja Bashkë (Bashkë)
16. Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB)
17. Partia Ora e Shqipërisë (POSH)
18. Partia Emigracioni Shqiptar (PESH)
19. Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA)
20. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH)
21. Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë (PAA)
22. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)
23. Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH)
24. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
25. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)
26. Partia Lëvizja Atdheu (LA)/ Tv Klan