“Deputetët në listë të mbyllur të mos orientojnë votën”, Rama mesazh deputetëve: Mos bëni fushatë jashtë zonës suaj

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një mesazh deputetëve të PS, ku thekson rregullat strikte për fushatën që do të bëjnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Mesazhi i Ramës për deputetët: Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra të vetat jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Çdo deputet është i lirë të bëjë […]

Prill 1, 2025 - 22:00
 0  6
“Deputetët në listë të mbyllur të mos orientojnë votën”, Rama mesazh deputetëve: Mos bëni fushatë jashtë zonës suaj

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një mesazh deputetëve të PS, ku thekson rregullat strikte për fushatën që do të bëjnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Mesazhi i Ramës për deputetët:

Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra të vetat jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik.

Çdo deputet është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por ama në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën dhe as të bëjë takime me strukturën jashtë zonës së përcaktuar nga drejtuesi politik, sepse struktura është në funksion të organizimit tërësor dhe funksionon në zonën e vet për qëllimin e përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitjeje e çdo deputeti të qarkut!

Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, por vetëm për numrin 5, dhe të gjithëve duhet t’u thonë: “Tek vota preferenciale jeni të lirë!” Po ashtu, deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë; e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës; dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën! Natyrisht, kjo vlen për të gjithë, deputetë aktualë apo kandidatë.