Berisha takim me banorët e degës 9: Çmimi i energjisë do ulet në 7 lekë për familjet, ndërsa për bizneset 6 lekë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon pasditen e sotme një takim me banorët e degës 9 në Tiranë. Para qytetarëve, Berisha prezantoi edhe një herë programin e PD-së, që siç tha ai ka në fokus të lehtësojë barrën për qytetarët. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike në […]

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon pasditen e sotme një takim me banorët e degës 9 në Tiranë.
Para qytetarëve, Berisha prezantoi edhe një herë programin e PD-së, që siç tha ai ka në fokus të lehtësojë barrën për qytetarët.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike në 7 lekë, ndërsa tha se kush do të vendosë panele voltaike pas tre vitesh nuk do të kenë nevojë të paguajnë energjinë elektrike.
Ndërsa për biznesin Sali Berisha u shpreh se çmimin e energjisë elektrike do ta ulë në 6 lekë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ne paraqitemi para shqiptarëve më një front të gjerë, paraqitemi me një mbështetje dhe vlerësim ndërkombëtar për qëndresën tonë. Qëndresë që ne garantuam vendin me opozitë dhe ecim të sigurt drejt fitores.
Ne paraqitemi para qytetarëve shqiptarë me një program me të cilin ne besojmë se u japim përgjigjen më të mirë të gjitha problematikave të tyre, kudo që ndodhen ata.
E nisim këtë projekt me ata që janë më në nevojë. Më në nevojë janë ata që mezi garantojnë ushqimin. Në nevojë janë pensionistët që kanë shkrirë jetën dhe energjinë e tyre. Tani marrim si shpërblim një shumë krejtësisht të pamjaftueshme për jetën më modeste. Ata mbeten në mëshirën e fëmijëve të tyre që tu dërgojnë një mbështetje.
Edi Rama ka një armë të vetme, mashtrimin. Njeriu ka virtytet e veta, por ka edhe veset e veta. Midis veseve më i keqi është mashtrimi. Ai që mashtron i bën të gjithë. Ky njeri nga mëngjesi deri në darkë vetëm mashtron. Çdo vepër të zezë ky njeri përpiqet ta mbulojë me mashtrime.
Pensioni minimal ishte 82 euro. Dje i thoshte shqiptarëve u thoshte se pensioni mesatar ishte 82 euro. Ndërkohë pensioni mesatar në 2013 ishte 14 300 lekë.
Merr 8 miliard euro, taksat tuaja dhe në këto 8 miliard la për pensionistët 16 milionë euro. Kur ne para një viti dërguam ligjin në parlament për minimumin jetik 200 euro, çka nën kupton se asnjë pensionist nuk mund të marrë më pak se 200 euro, apo një i papunë nuk mund të marrë më pak se 200 euro, ky jo vetëm që nuk e pranoi por tha që kjo të çon në humnerë dhe të çon në katastrofë.