“368 euro m’ka ardhur fatura e rrymës”, ankohet Memli Krasniqi: Na kanë bo rrymën sa kësti i kredisë – çka kena me bo na?

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur lidhur me rritjen e çmimit të rrymës. Ai ka shpjeguar se fatura e tij e rrymës ka arritur në 368 euro, një shumë që e barazon me këstin e një kredie të madhe. Ai shtoi se kjo situatë është një çmenduri, duke theksuar se çmimi i rrymës në

shkurt 28, 2025 - 02:00
 0  5
“368 euro m’ka ardhur fatura e rrymës”, ankohet Memli Krasniqi: Na kanë bo rrymën sa kësti i kredisë – çka kena me bo na?
“368-euro-m’ka-ardhur-fatura-e-rrymes”,-ankohet-memli-krasniqi:-na-kane-bo-rrymen-sa-kesti-i-kredise-–-cka-kena-me-bo-na?

“368-euro-m’ka-ardhur-fatura-e-rrymes”,-ankohet-memli-krasniqi:-na-kane-bo-rrymen-sa-kesti-i-kredise-–-cka-kena-me-bo-na?

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur lidhur me rritjen e çmimit të rrymës.

Ai ka shpjeguar se fatura e tij e rrymës ka arritur në 368 euro, një shumë që e barazon me këstin e një kredie të madhe.

Ai shtoi se kjo situatë është një çmenduri, duke theksuar se çmimi i rrymës në dimër ka arritur deri në 120 euro maksimumi, në vitet e kaluara dhe kjo është hera e parë që ndodhin rritje kaq drastike.

“368 më ka ardhur fatura e rrymës sa një këst i kredisë. Jam vetë i pesti në familje. 200 metra e kam krejt, nxehem me kaldajë të thjeshtë dhe nuk lëshohet tërë kohën. Më shtrenjtë rryma se një këst i një kredie të madhe. Krejt lagjia ime ka pak a shumë çmime të njëjta. Kurrë s’ka qenë kështu, në dimër të ftohtë ka qenë çmimi deri 120 euro maksimumi. Është çmenduri”, u shpreh Krasniqi në Debat Plus.