Rama njofton takimin e radhës: Të dielën do më keni në Eladha!
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar ndjekësit e tij se të dielën do të jetë në Athinë, ku do të marrë pjesë në Panairin e Punës. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Rama ka shpjeguar gjithashtu edhe mënyrën e aplikimit për emigrantët që duan të regjistrohen në PER në KQZ për të votuar më […]

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar ndjekësit e tij se të dielën do të jetë në Athinë, ku do të marrë pjesë në Panairin e Punës.
Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Rama ka shpjeguar gjithashtu edhe mënyrën e aplikimit për emigrantët që duan të regjistrohen në PER në KQZ për të votuar më 11 maj nga vendet ku jetojnë.
Postimi i plotë i Ramës:
“Do ta marrim atë emrin Albania dhe do ta vëmë aty te tryeza e Këshillit Europian dhe të jemi aty të barabartë mes të barabartësh përgjithmonë, jo më të poshtëruar, ky është fiksimi.
Tani një porosi kam unë për shumëkënd në diasporë që nuk i është i ashtë aprovuar regjistrimi, në një pjesë të madhe i është bllokuar se e kanë vënë nga këtej kartën, mirëpo regjistrimi kërkon vendosjen e adresës dhe karta nga pjesa e pasme ku është dhe adresa. (tregon fletën), në mënyrë që të marrë adresën platforma e KQZ. U morëm vesh?”, shpreh Rama.