5-vjet nga anëtarësimi në NATO, Fetai: Një arritje strategjike që forcon sigurinë dhe stabilitetin në rajon
Maqedonia e Veriut ka shënuar sot pesëvjetorin e anëtarësimit të saj në NATO, një moment historik që e ka bërë vendin pjesë të aleancës euroatlantike dhe ka garantuar sigurinë e tij. Në këtë kuadër, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore, duke theksuar rëndësinë e këtij anëtarësimi jo vetëm për vendin, por edhe […]

Maqedonia e Veriut ka shënuar sot pesëvjetorin e anëtarësimit të saj në NATO, një moment historik që e ka bërë vendin pjesë të aleancës euroatlantike dhe ka garantuar sigurinë e tij.
Në këtë kuadër, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore, duke theksuar rëndësinë e këtij anëtarësimi jo vetëm për vendin, por edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
“Anëtarësimi në NATO ka qenë një ndër objektivat tona strategjike më të rëndësishme. Ai jo vetëm që garanton sigurinë dhe të ardhmen tonë, por na jep mundësinë të kontribuojmë aktivisht në forcimin e stabilitetit rajonal. Pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në misionet paqeruajtëse në Bosnjë dhe Kosovë dëshmon përkushtimin tonë për paqen dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë popujt e rajonit”, ka shkruar Fetai në rrjetet sociale.