Nxënësit e shkollave fillore në RMV do të mund të aplikojnë në Konkursin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

Ministria për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive edhe nesër (14 shkurt) do të pranojë poezi ose prozë në lidhje me Konkursin për dorëzimin e krijimeve të shkruara në gjuhën amtare të nxënësve, transmeton Portalb.mk. “Krijimet duhet të dorëzohen në një zarf, me shënimin – Thirrje për krijime në gjuhën amtare, në arkivin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet […]

shkurt 13, 2025 - 21:00
 0  8
Nxënësit e shkollave fillore në RMV do të mund të aplikojnë në Konkursin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive
Të rinj rinia Ctrl Z te rinj nga RMV Maqedonia student nxenes BE

Ministria për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive edhe nesër (14 shkurt) do të pranojë poezi ose prozë në lidhje me Konkursin për dorëzimin e krijimeve të shkruara në gjuhën amtare të nxënësve, transmeton Portalb.mk.

“Krijimet duhet të dorëzohen në një zarf, me shënimin – Thirrje për krijime në gjuhën amtare, në arkivin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, më së voni deri më datë 14.2.2025, ose në email-in: [email protected] dhe duhet të jenë të pabotuara më parë”, njoftoi Ministria.

Konkursi organizohet në lidhje me 21 shkurtin – Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare.

“Krijimet më të mira të shkruara në gjuhën amtare (maqedonisht, shqip, turqisht, gjuhën rome, serbisht, boshnjakisht, vllahisht dhe/ose gjuhë të tjera) do të shpërblehen nga Ministria për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive”, sqaroi Ministria.

Të drejtë aplikimi kanë nxënësit nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, ashtu që krijimet duhet të shkruhen në gjuhën amtare të nxënësit.

“Temat e krijimeve duhet të jenë me zgjedhje të lirë nga nxënësi, por nuk duhet të përmbajnë elemente diskriminuese ndaj anëtarëve të bashkësive të tjera, gjuhës së tyre apo besimit fetar (krijimet me elemente të tilla nuk do të merren parasysh)”, paralajmëroi Ministria.