65 milionë euro për komunat, më së shumti merr Kumanova, nuk ka para për Qytetin e Shkupit, Strumicës, Tearcës dhe Sarajin
Me 65 milionë euro nga huamarrja hungareze do të realizohen 274 projekte të 77 komunave. Në listën e komunave mungojnë 4 komuna të cilat i udhëheq opozita. Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Strumica u refuzua sepse në konkurs është paraqitur me projekt që tashmë ka qenë në tender. Dritë jeshile nuk mori as Qyteti i […] The post 65 milionë euro për komunat, më së shumti merr Kumanova, nuk ka para për Qytetin e Shkupit, Strumicës, Tearcës dhe Sarajin appeared first on InfoShqip.com.
Me 65 milionë euro nga huamarrja hungareze do të realizohen 274 projekte të 77 komunave. Në listën e komunave mungojnë 4 komuna të cilat i udhëheq opozita. Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Strumica u refuzua sepse në konkurs është paraqitur me projekt që tashmë ka qenë në tender. Dritë jeshile nuk mori as Qyteti i Shkupit. Sipas Mickoskit, ata kishin projekte për blerjen e autobusëve duke shtuar se Shkupi ka mjete nga qeveria që tashmë dy vjet nuk i ka realizuar-rreth 10 milionë euro për rrugën Hasan Prishtina.
“Më tutje, komuna e Tearcës që ka dorëzuar projekte përmes adresës private elektronike. E thërras kryetarin që të veprojë si 79 kryetarët e tjerë, ka mënyrë se si të realizohet kjo. Kemi dokumentacion të paplotë nga komuna e Sarajit dhe pres që deri më 10, 15 nëntor edhe kjo të hiqet”, tha kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Në thirrjen e parë janë parashikuar 100 milionë euro për komunat. Më shumë mjete, 240 milionë denarë mori Kumanova për ndërtimin e zonës industriale. Thirrja e dytë do të publikohet në janar, por opozita nuk pajtohet me shumën e ulët që u nda tani.
“Atë që e shohim për momentin dhe pas vendimit të qeverisë për shpërndarjen e mjeteve për komunat nga huamarrja e Hungarisë, është një gënjeshtër e madhe. Përkatësisht, u janë dhënë vetëm 65 milionë euro komunave për realizim të projekteve me të cilat aplikuan në thirrjen e qeverisë”, u shpreh Mile Taleski nga LSDM.
Përndryshe, marrëveshjet me komunat pritet që të nënshkruhen javën e ardhshme. Nga Ministria e financave njoftojnë se nesër paratë e huamarrjes hungareze do të transferohen në xhirollogarinë e buxhetit të shtetit. Ndërkohë, tashmë ka filluar procedura për tërheqjen e 500 milionë eurove prej miliardit nga Hungaria që do të shfrytëzohen në janar për të paguar eurobondin.
The post 65 milionë euro për komunat, më së shumti merr Kumanova, nuk ka para për Qytetin e Shkupit, Strumicës, Tearcës dhe Sarajin appeared first on InfoShqip.com.