Njësoj si të pish 50 cigare në ditë, ky është qyteti më i ndotur në botë
Delhi, kryeqyteti i Indisë, po përballet me nivele të jashtëzakonshme të ndotjes së ajrit, duke u bërë një kërcënim serioz për shëndetin e banorëve. Sipas mjekëve, frymëmarrja në ajrin e këtij qyteti është e krahasueshme me pirjen e 50 cigareve në ditë. IQAir, një grup zviceran për monitorimin e cilësisë së ajrit, e ka renditur
Delhi, kryeqyteti i Indisë, po përballet me nivele të jashtëzakonshme të ndotjes së ajrit, duke u bërë një kërcënim serioz për shëndetin e banorëve. Sipas mjekëve, frymëmarrja në ajrin e këtij qyteti është e krahasueshme me pirjen e 50 cigareve në ditë.
IQAir, një grup zviceran për monitorimin e cilësisë së ajrit, e ka renditur Delhin si qytetin më të ndotur në botë, përpara Dhaka (Bangladesh), Ulaanbaatar (Mongoli) dhe Lahore (Pakistan). Me mbi 33 milionë banorë, Delhi ka hyrë në sezonin më të rëndë të ndotjes, duke raportuar një indeks të cilësisë së ajrit (AQI) prej 494 dhe përqendrim të grimcave të rrezikshme PM2.5 prej 737, shumë mbi kufijtë e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Autoritetet kanë zbatuar masa të rrepta për të reduktuar ndotjen, përfshirë ndalimin e ndërtimit dhe lëvizjes së kamionëve me naftë. Kufizimin e qarkullimit të mjeteve dhe njerëzve. Mbylljen e shkollave dhe kolegjeve. Sipas ekspertëve, grimcat e ndotura hyjnë në mushkëri dhe qarkullojnë në gjak, duke shkaktuar probleme si hipertension, atak në zemër, hemoragji cerebrale dhe madje sëmundje si Alzheimeri. OBSH ka lidhur ndotjen e ajrit me sëmundje të tjera si kanceri i mushkërive, pneumonia dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes.
Fëmijët dhe gratë shtatzëna janë veçanërisht të prekur, pasi ndotja mund të ndikojë përherë në zhvillimin fizik dhe kognitiv. Ndotja në Delhi është një emergjencë shëndetësore që kërkon veprime të menjëhershme për të mbrojtur popullsinë dhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit.