A do ta mbush Aleanca Kombëtare sallën “Boris Trajkovski”, të dielën në Shkup?

BDI ka njoftuar se të dielën bashkë me partitë e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, në Arenën ”Boris Trajkovski”, do të mbanë Konventën promovuese pët zgjedhjet lokale të 19 tetorit. The post A do ta mbush Aleanca Kombëtare sallën “Boris Trajkovski”, të dielën në Shkup? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 23, 2025 - 00:30
 0
A do ta mbush Aleanca Kombëtare sallën “Boris Trajkovski”, të dielën në Shkup?

BDI ka njoftuar se të dielën bashkë me partitë e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, në Arenën ”Boris Trajkovski”, do të mbanë Konventën promovuese pët zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

“Mobilizimi kombëtar është shpallur! Shqiptarët më 19 tetor do të flasin qartë: përfaqësuesit e tyre i zgjedhin vetë. Vullnetin e popullit askush nuk mund ta ndalë. Të dielën, më 28 shtator, ora 18:30, në Arenën “Boris Trajkovski” në Shkup, mbahet Konventa Promovuese e Aleancës Kombëtare për Integrim. Hajde të gjithë bashkë, të shënojmë fitoren, të vulosim unitetin dhe ta kthejmë dinjitetin në vend. Historia shkruhet nga vetë populli”, thuhet në njoftim.

Për një tubim politik ose shoqëror në sallën “Boris Trajkovski”, kapaciteti zakonisht shkon në nivelin më të lartë – pra deri në 10,000 persona (në variantin koncert/tubim, kur edhe parketi përdoret për publikun, jo vetëm tribunat).

Hapësira e saj, e cila shfrytëzohet si për ngjarje sportive ashtu edhe për manifestime të mëdha publike, është ndër sallat më të mëdha dhe moderne në vend. Flaka

The post A do ta mbush Aleanca Kombëtare sallën “Boris Trajkovski”, të dielën në Shkup? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .