Ali Ahmeti nga Likova: “Kjo nuk është referendum, është plebishit kombëtar”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nga hapja e shtabit komunal në Likovë, u shpreh se shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur dinjitetin dhe substancën kombëtare. “Likova foli qartë në The post Ali Ahmeti nga Likova: “Kjo nuk është referendum, është plebishit kombëtar” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 23, 2025 - 00:30
 0
Ali Ahmeti nga Likova: “Kjo nuk është referendum, është plebishit kombëtar”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nga hapja e shtabit komunal në Likovë, u shpreh se shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur dinjitetin dhe substancën kombëtare.

“Likova foli qartë në hapjen e shtabit komunal: populli është në këmbë dhe dinjiteti do të rikthehet! Kjo më nuk është referendum, është plebishit, është plebishit kombëtar,” deklaroi Ahmeti.

Ai theksoi se shqiptarët nuk janë të huaj në vendin e tyre:
“Shqiptarët nuk janë qiraxhinj në shtëpinë e tyre. Shqiptarët janë dalëzotës të dinjitetit dhe substancës kombëtare.”

Lideri i BDI-së shtoi se fitorja më 19 tetor është e sigurt, por përmasat e saj varen nga vendosmëria e qytetarëve:
“Fitorja më 19 tetor është e sigurt, por madhësia dhe thellësia e saj do të varen vetëm nga vendosmëria jonë. Jemi bërë bashkë, sepse po rrezikohet substanca kombëtare dhe shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë që dikush tjetër të vendosë për ta.”

Në fund, Ahmeti theksoi se Aleanca Kombëtare për Integrim është garancia e kësaj fitoreje:
“Unë jam i bindur fort se Aleanca Kombëtare për Integrim është garancia e kësaj fitoreje të madhe dhe e dinjitetit tonë.”

I pranishëm në hapjen e shtabit komunal në Likovë, ishte edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

The post Ali Ahmeti nga Likova: “Kjo nuk është referendum, është plebishit kombëtar” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .