A do ta votojë PDK-ja Konjufcën për kryeministër? – Vjen reagimi i parë nga kjo parti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas propozimit të Glauk Konjufcës si mandatar i dytë për formimin e Qeverisë së Kosovës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Deliu ka kritikuar vendimin, duke e cilësuar si përpjekje për të zvarritur proceset politike në vend. Sipas saj, zgjedhjet janë zgjidhja e vetme. “Mandatari […]

Nëntor 4, 2025 - 14:30
 0
A do ta votojë PDK-ja Konjufcën për kryeministër? – Vjen reagimi i parë nga kjo parti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar pas propozimit të Glauk Konjufcës si mandatar i dytë për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Deliu ka kritikuar vendimin, duke e cilësuar si përpjekje për të zvarritur proceset politike në vend.

Sipas saj, zgjedhjet janë zgjidhja e vetme.

“Mandatari i ri pa shumicë është thjesht një lojë për të fituar kohë. Nëntë muaj dështim nuk mund të mbulohet me taktika politike. Zgjedhjet janë zgjidhja,” ka shkruar Deliu.

Ky reagim vjen pas njoftimit të Albin Kurtit se Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë sërish të njëjtin kabinet qeveritar, me ndryshimin që këtë herë Konjufca do të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Kurti do të marrë postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm.