Konjufca pasi u propozua mandatar: E pranoj me përulje – na priftë e mbara bashkë
Glauk Konjufca është deklaruar pasi është propozuar si mandatar nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Sipas tij, këtë pozitë e pranoi me përulje, pasi siç tha ai, e bëri si thirrje nga detyra e cila i shndërron në shërbëtorë të interesit publik. Ai tha se VV-ja ka definuar këtë interes në dy shtylla


Glauk Konjufca është deklaruar pasi është propozuar si mandatar nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Sipas tij, këtë pozitë e pranoi me përulje, pasi siç tha ai, e bëri si thirrje nga detyra e cila i shndërron në shërbëtorë të interesit publik.
Ai tha se VV-ja ka definuar këtë interes në dy shtylla duke shtuar se e para është shmangia e dy parë zgjedhjeve të mundshme brenda tre muajsh, dhe votimi i buxhetit për vitin 2026.
“Me përulje po e pranoj këtë nominim për mandat kryeministri. Këtë e bëj si thirrje nga detyra e cila na shndërron në shërbëtorë të interesit publik. VV-ja e ka definuar këtë interes në dy shtylla, së pari shmangia e dy parë zgjedhjeve të mundshme brenda tre muajsh dhe votimin e buxhetit për vitin 2026 pa të cilin rrezikohen dimensionet vitale të qytetarëve tanë. Jo më pak urgjente është edhe votimi i planit të rritjes së BE-së. E pafalshme nëse për shkak të tekave të partive politike e humbin këtë mundësi, duke u krekosur se po shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Konjufca.
