A i iku treni Frontit Europian për protesta? Hoxha: Mund të interpretohet ashtu

Arjanit Hoxha, kryetar i PDE-së, pjesë e Frontit Europian në emisionin Click Plus foli edhe për paralajmërimet e Frontit Europian për protesta. Hoxha tha se protestat janë forma për të The post A i iku treni Frontit Europian për protesta? Hoxha: Mund të interpretohet ashtu appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 15, 2024 - 00:00
 0  4
A i iku treni Frontit Europian për protesta? Hoxha: Mund të interpretohet ashtu

Arjanit Hoxha, kryetar i PDE-së, pjesë e Frontit Europian në emisionin Click Plus foli edhe për paralajmërimet e Frontit Europian për protesta. Hoxha tha se protestat janë forma për të mos e pranuar legjitimitetin politik të qeverisjes e cila është me legjitimitet një etnik. Tutje shtoi se Fronti Europian ka vepruar me maturi.

Arjanit Hoxha: “Unë kam qenë ithtar që ditën e parë të dilet në protesta. Sepse kjo ka qenë forma për të mos e pranuar legjitimitetin politik të qeverisjes e cila është me legjitimitet të pastër një etnik”.

TV21: Shkurt e shqip, ju iku treni për protesta?

Arjanit Hoxha: Mund të thuhet edhe në këtë formë, mirëpo protesta nuk është destabilizim, dalja në protestë dhe shprehja e pakkënaqësisë nuk do të thotë se është destabilizim. Përshtypja jonë në kuadër të Frontit është se vetëm atyre që e përmendin gjithë kohës janë duke i fryrë kësaj çështje. Si Front kemi veprurar ndoshta jo në aspekt populist, por në aspekt të afat gjatësisë dhe të pritjes të momentumit politik. Kemi vepruar matur, kemi vepruar kujdesshëm dje çdo gjë që po ndodh në kuadër të politikës ditore. Përgjegjësia politike e veprimit apo përfaqësimit për momentin është e devalvuar nga ata që kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj shumice qeverisëse që nuk kanë fituar në kampin shqiptar. Tash a do rrim ne të heshtur, nuk është në pafundësi.

The post A i iku treni Frontit Europian për protesta? Hoxha: Mund të interpretohet ashtu appeared first on Flaka, në çdo lajm... .