Data e zgjedhjeve, Mediu: PD ka bindje se qeveria e ka vendosur datën, 4 Maji nuk krijon premisa negative për…

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me 4 përfaqësuesit e partive të vogla politike. Këta të fundit i kanë propozuar Kreut të Shtetit 4 Majin 2025, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Për të folur më shumë mbi këtë propozim, kreu i PR Fatmir Mediu, në një lidhje […]

Nëntor 20, 2024 - 23:00
 0  9
Data e zgjedhjeve, Mediu: PD ka bindje se qeveria e ka vendosur datën, 4 Maji nuk krijon premisa negative për…

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me 4 përfaqësuesit e partive të vogla politike. Këta të fundit i kanë propozuar Kreut të Shtetit 4 Majin 2025, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Për të folur më shumë mbi këtë propozim, kreu i PR Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me gazetarin e Klan News, Besard Jacaj është shprehur se data 4 Maj nuk krijon asnjë premisë negative për asnjërën palë.

Fatmir Mediu: Kemi pasur diskutime me Partinë Demokratike se kush është data më e përshtatshme. Në interesin e opozitës sigurisht është data më e vonë, por duke pasur parasysh se kemi një qeveri që çdo moment tenton të manipulojë dhe të përdorë administratën dhe interesat kombëtare në shërbim të interesave elektorale, menduam që data 4 është data më e volitshme për disa arsye. E para pasi sipas një informacioni siç ndodh me kryeministrin Rama do të përdorë raportin e Bashkimit Europian për interes elektoral, po ashtu edhe momente të tjera që kanë të bëjnë me momentin e majtë për të bërë një lloj ndarje të opinionit publik dhe për të justifikuar atë që është evidente, manipulimin e procesit zgjedhor që tashmë ka nisur. Data më e përshtatshme e zgjedhjeve është data që nuk krijon asnjë lloj premise negative as për njërën as për tjetrën palë dhe prandaj ne propozuam datën 4.

Ndër të tjera sa i takon Partisë Demokratike, Mediu u shpreh se kjo e fundit kanë bindje se data e zgjedhjeve është vendosur nga qeveria dhe se nuk e di nëse do të shkojnë në takim me Begajn apo jo.

Fatmir Mediu: Unë po flas fare troç. Partia Demokratike ka një bindje që s’ka rëndësi që do të takohesh me Presidentin e Republikës se datën e ka paravendosur Taulant Balla me Kryeministrin Rama. Kjo është bindja e PD dhe nuk e di a do të shkojë në takim me Presidentin e Repubikës, por shqetësimi në raport me atë që Rama do të përdorë në interes elektoral që është takimi i komunitetit politik Europian padyshim që është një shqetësim në Partinë Demokratike. Do kërkojmë që mos të krijohen të paktën në momente elektorale percepsione për të thënë që pavarësisht sa e inkriminuar, pavarësisht se Shqipëria ka ngelur pa shqiptarë prapë Bashkimi Europian gëzon një besim për një Shqipëri Europiane dhe qeverisje të pakorruptuar.