A mund të intervistohet Kurti nga prokurorët në zyrën e tij? Flasin avokatët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 10 dhjetor 2024 ka marr ftesë zyrtare të lëshuar nga Prokuroria Speciale për t’u paraqitur në cilësinë e dëshmitarit për një rast të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Të hënën sipas ftesës zyrtare, Kurti është dashur të paraqitet në ora 09:30 në Prokurori, por i njëjti nuk ka

dhjetor 16, 2024 - 18:01
 0  6
A mund të intervistohet Kurti nga prokurorët në zyrën e tij? Flasin avokatët
a-mund-te-intervistohet-kurti-nga-prokuroret-ne-zyren-e-tij?-flasin-avokatet

a-mund-te-intervistohet-kurti-nga-prokuroret-ne-zyren-e-tij?-flasin-avokatet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 10 dhjetor 2024 ka marr ftesë zyrtare të lëshuar nga Prokuroria Speciale për t’u paraqitur në cilësinë e dëshmitarit për një rast të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të hënën sipas ftesës zyrtare, Kurti është dashur të paraqitet në ora 09:30 në Prokurori, por i njëjti nuk ka qenë prezent.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka dal me njoftim duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është jashtë vendit dhe nuk mund të jetë i pranishëm sot në Prokurori, derisa ka treguar se Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij.

Njohësit e fushës së drejtësisë, vlerësojnë se para ligjit të gjithë qytetarët pavarësisht pozitave që kanë janë të njëjtë, duke theksuar se Prokurorët intervistimin mund ta kryejnë në Prokurori e jo në zyrë të kryeministrit.

 Avokatja Gashi-Bytyqi: Prokuroria Speciale është e pavarur, nuk mund të intervistojë Kurtin në zyrën e tij

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi thotë për “Front Online” se Prokuroria Speciale është institucion i pavarur dhe nuk mund të shkojë ta intervistojë Kurtin në zyre të tij.

Gashi-Bytyqi vlerëson se para ligjit cdo individë është i barabartë dhe duhet t’i përgjigjet ftesave të tilla.

“Nuk është ajo mundësi se Prokuroria është institucion i pavarur dhe s’ka rëndësi çka je me pozitë se para ligjit jemi të gjithë të barabartë. Sipas praktikës gjyqësore ndodhin në zyre të Prokurorisë por nëse e ka agjendën shumë të nxënë ndoshta nuk është shkelje”, ka thënë avokatja.

Tutje, avokatja tha se nëse nuk i përgjigjet ftesës kryeministri edhe dy herë të tjera, Prokuroria është e detyruar të marr dhunshëm.

“Edhe dy herë të tjera e thërret Prokuroria dhe pastaj në mënyrë të dhunshme, nuk ka praktikë gjyqësorë por ky si kryeministër mund të gjej edhe arsye”, shprehet ajo.

Avokati Jashari: Shmangia nga Prokuroria, gjobë ose dënim me burg

Avokati Arbër Jashari ka komentuar mbi mos prezencën e kryeministrit Albin Kurti në Prokurori, duke theksuar se përgjigjja ndaj ftesës së Prokurorisë është një obligim ligjor për çdo qytetar.

Jashari tha për “Front Online” se nëse Kurti ka pasur një agjendë të ngarkuar dhe nuk ka mundur të shkonte në Prokurori, ekipi i tij mund të bashkëpunonte me Prokurorinë për të caktuar një datë tjetër më të përshtatshme për intervistimin.

“Nëse Kurti ka pasur një agjendë të cilën nuk ka mundur me shty, ekipi i Kurtit në bashkëpunim me Prokurorinë me e caktu një datë tjetër e cila është e përshtatshme. Me iu përgjigj Prokurorisë është obligim ligjor. Në raste të caktuara bëhen lëshime”, thotë avokati.

Jashari gjithashtu shtoi se nuk është praktik që Prokuroria të shkojë në Qeveri për të intervistuar Kurtin, pasi ai është vetëm dëshmitar dhe duhet të përgjigjet aty ku e cakton Prokuroria.

“Nuk besoj se ka arsye që Prokurorët me shkuar në kryeministri, sepse Kurti është veç dëshmitar, kështu që nuk duhet me iu bërë ndonjë favorizim dhe ai duhet me u përgjigj në vendin ku e cakton Prokuroria”, tha ai.

Në rast se Kurti vazhdon të shmanget, Jashari paralajmëroi se ai mund të gjobitet dhe, në rastin më ekstrem, mund të përballet me dënim me burg deri në një muaj.

“Ai mundet me u gjobitë e pastaj mundet me u dënuar deri në një muaj në rastin më ekstrem, derisa dëshmia e tij të bëhet e parëndësishme për procesin. Është e përcaktuar me ligj kjo. Ka mundësia reale që ligji ia ka lënë në dorë Prokurorisë që fillimisht të shkoj me gjobë e pastaj me dënim me burg”, shprehet avokati për “Front Online”.