A u ndi i bullizuar, Burimi flet për imitimin qe ja bëri Rezarti

Burim Vatovci ka reaguar në spektakël pas videos ku shihej duke u imituar nga Rezart Veleshnja. Ai duket se nuk e kishte fare problem me këtë dhe theksoi se ia ka lejuar aktorit një gjë të tillë. “Unë vetë ia kam leju aktorit për me ba pak hajgare. Unë vet kam qenë fëmijë e kam […]

tetor 22, 2024 - 08:01
 0  6
A u ndi i bullizuar, Burimi flet për imitimin qe ja bëri Rezarti

Burim Vatovci ka reaguar në spektakël pas videos ku shihej duke u imituar nga Rezart Veleshnja.

Ai duket se nuk e kishte fare problem me këtë dhe theksoi se ia ka lejuar aktorit një gjë të tillë.

“Unë vetë ia kam leju aktorit për me ba pak hajgare. Unë vet kam qenë fëmijë e kam parë në Portokalli”, u shpreh ai.

I njëjti tutje shtoi: “Nëse është bullizim, bullizim është me të thënë shkurtabiq. Unë me aktorin jam duke u kënaqur. Kaq. Ajo që është imitim është aktrim. Nuk është bullizim”.

Videoja nga jashtë u pa ndryshe dhe mori kritika të shumta e komente negative në rrjete sociale.

Madje për këtë ka reaguar edhe vëllai i Burim Vatovcit, Egzoni, duke thënë se është e papranueshme.