Abazi, Masin, Stevanovski dhe Bojaxhievska janë fituesit e çmimit “Shën Klimenti i Ohrit”

Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2024 do t’i jepet katër personaliteteve nga fusha të ndryshme të kulturës, transmeton Portalb.mk. “Çmimi do t’u dorëzohet fituesve më 8 dhjetor 2024 (e diel) në ora 12:00 në sallën e ceremonive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, sqaroi Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror […]

Nëntor 28, 2024 - 01:00
 0  4
Abazi, Masin, Stevanovski dhe Bojaxhievska janë fituesit e çmimit “Shën Klimenti i Ohrit”
Flamuri i Maqedonisë së Veriut. Foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2024 do t’i jepet katër personaliteteve nga fusha të ndryshme të kulturës, transmeton Portalb.mk.

“Çmimi do t’u dorëzohet fituesve më 8 dhjetor 2024 (e diel) në ora 12:00 në sallën e ceremonive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, sqaroi Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”.

Komisioni sqaroi që në fitues në fushën e edukimit dhe arsimit do të jetë Maja Bojaxhievska, në kulturë e art është aktori Refet Abazi, fotografi Mirosllav Masin dhe shkrimtari Millovan Stevanofski.

“Mirënjohje më e lartë për arritjet afatgjata në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë shoqërore me interes publik të Republikës Maqedonisë së Veriut”, sqaroi Komisioni.