Transportuesit privatë në Shkup sërish i kanë tërhequr nga qarkullimi autobusët e tyre

Transportuesit privatë i kanë tërhequr nga qarkullimi autobusët e tyre në shenjë revolte pasi që edhe në seancën e sotme të Qytetit të Shkupit nuk është shqyrtuar kërkesa e tyre për rritjen e taksës për kilometër, raporton MIA. Sipas informacioneve, nisma e transportuesve privatë është dorëzuar dje rreth orës 15:30 deri te kryetari i Qytetit […]

Nëntor 28, 2024 - 01:00
 0  4
Transportuesit privatë në Shkup sërish i kanë tërhequr nga qarkullimi autobusët e tyre
Autobusë, NTP, Hasanbeg, stacioni 45. Foto: Portalb.mk

Transportuesit privatë i kanë tërhequr nga qarkullimi autobusët e tyre në shenjë revolte pasi që edhe në seancën e sotme të Qytetit të Shkupit nuk është shqyrtuar kërkesa e tyre për rritjen e taksës për kilometër, raporton MIA.

Sipas informacioneve, nisma e transportuesve privatë është dorëzuar dje rreth orës 15:30 deri te kryetari i Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski. Ai në seancën e sotme informoi se nisma është dërguar vonë që të kyçet në rendin e ditës të seancës.

“Nisma është dorëzuar vonë që të kypet në këtë seancë. Nismat dorëzohen te kryerja për mendim, gjë që nuk ka qenë rasti me këtë. Ajo do të dorëzohet sot deri te kryetarja Arsovska. Pasi që do të shqyrtohet nga ana e saj, nisma duhet të kthehet në Këshill”, sqaroi kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Sllaveski.

Nga Qyteti i Shkupit reaguan se këshilltarët e VMRO-DPMNE-së kanë refuzuar ta vendosin në rend dite me kërkesë të transpotuesve privatë, me të cilën ata kërkojnë rritje të kompensimit për transportin publik, me qëllim që të thellohet kriza dhe të rritet kaosi.

Problemi me transportin publik të qytetit kulmoi me 20 nëntor pasi, për shkak të mungesës së naftës, shumica e autobusëve të NTP-së mbetën të parkuar në bazat e tyre. Janë vënë në qarkullim 25 autobusë me gaz natyror dhe disa të tjerë që kanë rezervë nafte.

Prej se Danela Arsovska është kryetare, transporti publik në Shkup është kolaps dhe nuk funksionon. Nuk ka autobusë të rregullt, duhet të presësh një orë në stacione, dhe kur vjen autobusi është plot me pasagjerë. Arsovska u bë kryetare e Shkupit si kandidate e VMRO-DPMNE-së me premtimin për transport falas për të gjithë qytetarët dhe blerjen e 250 autobusëve të rinj ekologjikë.